Regjimi i Bashar Al-Asadit në Siri ka pretenduar se Izraeli ka kryer sulm ajror ndaj Damaskut.

Sipas lajmit të agjencisë së lajmeve SANA në Siri, forcat izraelite sulmuan një ndërtesë në zonën Kafrsousa të kryeqytetit Damask.

"Izraeli shënjestroi me raketa një ndërtesë në zonën Kafrsousa të kryeqytetit Damask. Humbën jetën dy civilë dhe u plagos një civil", thuhet në lajm.

Ndërsa nga Izraeli nuk është bërë ndonjë deklaratë lidhur me sulmin.

Në Damask dhe në zonat në periferi të tij, krahas ushtrisë së Sirisë dhe grupeve terroriste me mbështetje iraniane dihet se janë të pranishëm edhe elementët e Hezbollahut libanez.

Që nga fillimi i luftës në vitin 2011 në Siri e deri më tani, Izraeli kryen sulme të herëpashershme ndaj grupeve me mbështetje iraniane dhe pikave ushtarake të ushtrisë së Sirisë./aa