Forcat izraelite në 24 orët e fundit kanë arrestuar 30 palestinezë, përfshirë 7 fëmijë në Bregun Perëndimor nën pushtim.

Në një deklaratë të përbashkët nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë dhe Delegacioni për të Burgosurit dhe të Liruarit të lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës thuhet se forcat izraelite vazhdojnë bastisjet në Bregun Perëndimor dhe në Kuds.

Forcat izraelite, në bastisjet që kanë kryer që nga dje në Kudsin Lindor nën pushtim si dhe në qytetet Ramallah, Jericho, Al-Khalil, Betlehem dhe Tubas të Bregut Perëndimor, arrestuan 30 palestinezë, përfshirë 7 fëmijë.

Numri i palestinezëve që Izraeli ka arrestuar në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori 2023 e deri më tani ka arritur në 7.150. Në këtë shifër përfshihen edhe ata që janë liruar pas arrestimit.

Në deklaratë thuhet se forcat izraelite gjatë bastisjeve kanë goditur palestinezët dhe kanë dëmtuar shtëpitë.

Që kur forcat izraelite filluan sulmet ndaj Rripit të Gazës, nga 7 tetori 2023 e deri më tani është shënuar rritje e arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor nën pushtim./aa