Mjekësia kosovare bën me dije një moment historik të saj, pikërisht në organizmin e një fëmijë.

“Për herë të parë, me datë 20.12.2023, është realizuar me sukses, Nefrektomia laparoskopike- “Laparoscopic Nephrectomy Ribbon Technique”, në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve, nga ekipi i kirurgëve pediatrik në bashkëpunim me anesteziologët e Klinikës së Anesteziologjisë.

Intervenimi është realizuar tek një fëmijë i moshës 5-vjeçare me inicialet A.S, i diagnostikuar me veshkë jo funksionale si pasojë e hidronefrozës së gradës së katërt.