Doktor Ylli Dido është mjek radiolog në spitalin e Kurbinit.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu publikoi sot historinë e doktor Yllit, teksa bëri të ditur se ai i shërben pacientëve prej 35 viteve.
“Doktor Ylli Dido është radiolog, i cili ka vite që jep kontributin e tij në shërbim të pacientëve, fillimisht në spitalin e Krujës e tani në spitalin e Kurbinit”, tha Koçiu.
Spitali i ri i Kurbinit u rindërtua nga themelet, pas dëmtimit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Ky spital është investim i qeverisë shqiptare dhe është pajisur me aparatura mjekësore të teknologjisë së avancuar. Ka një kapacitet prej 40 shtretërish dhe ofron shërbimet e urgjencës; të imazherisë; laboratorit; kirurgjisë; patologjisë; maternitetin dhe pediatrinë; fizioterapinë, etj.
Në këtë spital punojnë mjekë të specializuar në pediatri, obstetrikë-gjinekologji, mjekësi interne, endokrinologji, okulistikë etj./ata