Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih si pjesë e delegacionit shqiptar të kryesuar nga kryeministri Edi Rama

 

Pas dy ditëve të konferencës, Xhaçka ndau në rrjetet sociale pamje nga takimet me aleatë e partnerë.

 

“Dy ditë intensive në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Takimet me aleatë e partnerët rikonfirmuan Shqipërinë, jo vetëm si një aleat të denjë për sigurinë në rajon e përtej, por edhe si një zë i fuqishëm në mbështetje të parimeve mbi të cilat është ndërtuar siguria jonë evropiane dhe globale”, u shpreh Xhaçka.

 

Mëngjesin e sotëm, Xhaçka ndau një foto me ministret e Punëve të Jashtme të disa vendeve.

 

Xhaçka theksoi se Politika e Jashtme Feministe është në mbështetje dhe fuqizimin e grave dhe vajzave në Afganistan dhe Iran.

 

Ndërsa dje pasdite Xhaçka zhvilloi në Mynih një takim me Sekretarin britanik të Shtetit për Punët e Jashtme, Komonuelthin dhe Çështjet e Zhvillimit, James Cleverly.