Kjo e premte pritet të jetë një ditë e rëndësishme për Partinë Demokratike.
Sot do të jepet vendimi nga Gjykata e Apelit të Tiranës për vulën e partisë, nëse do të jetë në duart e Enkelejd Alibeajt apo Sali Berishës.
Gjykata e Apelit do të vendosë mbi ankimimin e Alibeajt ku kërkohet rrëzimi i vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri, i cili njohu vendimin e Kuvendit të 11 Dhjetorit 2021.
Po, po në këtë ditë, kreu i PD, Sali Berisha ka thirrur një protestë kombëtare. Ai ka thkesuar në deklaratat e tij të herë pas herëshme se kjo protestë është kuundër qeverisjes së kryeministrit Rama dhe nuk ka lidhje me vendimin e gjykatës.
Ndërkaq, për mbarvajtjen e protestës së opozitës të thirruar para kryeministrisë që do të nisë në orën 12:00, policia ka marrë disa masa.
Duke filluar nga ora 06:00 nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në rrugët e mëposhtme:
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.
Gjithashtu, në këto rrugë do të bllokohet qarkullimi i automjeteve, nga ora 10:00 deri në përfundim të tubimit.