Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka ndarë sot me ndjekësit në rrjetet sociale jehonën që mediat ndërkombëtare i kanë bërë protestës kombëtare të opozitës të mbajtur ditën e djeshme.

 

 

Berisha ka falënderuar qytetarët të cilët sipas tij u dyndën nga të gjithë anët e vendit për të qenë pjesë e revoltës kundër kryeministrit Edi Rama.

 

Postimi i plotë:

Jehonë e jashtëzakonshme botërore e revoltës popullore anti Rama!

Të dashur miq, të gjitha agjensitë radiot, televizionet gazetat, kryesore të lajmeve të botës Reuters, AP, AFP Ansa, VOA, DË, REL i kanë bërë një jehonë të jashtëzakonshme në SHBA, Europë dhe kudo në botë protestës madhështore të opozitës Shqiptare kundër korrupsionit të tij dhe vjedhjes së shqiptarve si dhe kundër korruptimit nga ana e Edi Ramës të kreut të kundërzbulimit të FBI McGonigal si vrasës me pagesë ndaj opozitës shqiptare.

Një falenderim të sinqertë mediave që protestën tonë e bënë kryelajm të ditës në mbarë botën dhe mirënjohje të pakufishme qindra-mijëra qytetarëve që u mblodhën dje nga të katër anët e vendit kundër armikut tyre të egër Edi Rama. Rroftë Revolucioni!