Pasi Sekretariati i Etikës vendosi që t’i përjashtonte me 10 ditë nga punimet e Kuvendit, dy deputetet e opozitës, Elda Hoti dhe Albana Vokshi kanë kundërshtuar vendimin.
Përmes një shkrese drejtuar Byrosë së Kuvendit, Vokshi dhe Hoti pohojnë se vendimi është i paligjshëm. Pas ankimimit, Byroja e Kuvendit u mblodh, ndërsa do të diskutohet kërkesa e dy deputeteve demokrate.
Dy deputetet u akuzuan nga PS-ja se bllokuan foltoren e Kuvendit duke mos lejuar Arbi Agalliun që të fliste në seancën plenare.