Sekretariati i Etikës në Kuvend ka përjashtuar me 10 ditë dy deputetët e Partisë Demokratike, Elda Hoti dhe Petrit Doda, për situatën e krijuar gjatë seancës plenare të 17 tetorit.

Përjashtimi i tyre erdhi pas kërkesës së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, pasi penguan zhvillimin e seancës.

Deputetja e PD-së, Elda Hoti ka hedhur lëng mbi deputetët e mazhorancës. Ata gjithashtu krijuan kaos në seancë duke vendosur karriget e deputetëve tek foltorja e Kuvendit.

Kuvendi u mblodh më 17 tetor në seancë plenare, ndërsa deputetët e përjashtuar të opozitës nga Komisioni i Etikës, tentuan futjen me dhunë në seancë.

Komisioni i Etikës ka përjashtuar më herët 24 deputetë të opozitës pas djegies së karrigeve dhe kaosit në seancën e 30 shtatorit./ata