Këshilli i Ministrave vendosi sot lirimin nga detyra të zëvendësministres së Arsimit dhe Sportit, Albana Tole.

Prej nëntorit 2021, Tole mbante postin e Zëvendësministres së Arsimit dhe Sportit.

Tole vinte nga një eksperiencë e gjatë në fushën e Arsimit të Lartë. Për më shumë se një dekadë ka qenë e përfshirë drejtpërdrejtë në proceset e akreditimit, aktivizimit dhe koordinimit të programeve të studimit me titull/diploma të përbashkëta dhe të dyfishta ndërkombëtare./ata