Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka publikuar statistikat e punës së saj gjatë muajit mars.

Kjo Agjenci njofton se gjatë muajit mars janë kryer 22 referime në Prokurori për 45 punonjës të Policisë së Shtetit, 1 punonjës të Gardës së Republikës, si edhe 4 shtetas, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu janë arrestuar në flagrancë 5 persona (1 punonjës policie dhe 4 shtetas).

Gjithashtu gjatë muajit mars janë kryer 6 inspektime të paplanifikuara të strukturave që janë objekt i veprimtarisë së AMP-së.

Sa i takon komisionit disiplinor, për 2 punonjës policie, Komisioni ka vendosur “Përfundimin e hetimit” për Shkelje të Rëndë dhe rekomandimin për fillim hetimi disiplinor për shkelje të lehtë.

Për 6 punonjës policie, Komisioni ka vendosur “Fillimin e hetimit disiplinor” për Shkelje të Rëndë.

Për 1 punonjës të Gardës, Komisioni vendosi “Mosfillimin e hetimit disiplinor”, pasi nuk konstatohej shkelje.

Për 1 punonjës policie, Komisioni ka vendosur “Pezullimin e hetimit disiplinor” deri në përfundim të hetimit penal.

Për 7 punonjës policie, Komisioni Disiplinor ka vendosur “Përfundimin e hetimit disiplinor”, për të cilët nuk është konstatuar shkelje disiplinore.

Sa i takon ankesave, janë 93 ankesa të trajtuara gjatë muajit mars.

Në 10 raste, ankesat ishin të drejta. Në 55 raste, ankesat ishin të pabazuara. Në 24 raste, ankesat nuk provohen. Në 4 raste, ankesat ishin si procedim penal.

Po ashtu janë gjatë muajit mars janë administruar 130 ankesa.

Gjatë muajit mars janë marrë 251 telefonata nga këto, 136 brenda AMP, 46 jashtë AMP dhe në 69 raste është dhënë informacion./ata