Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rikonstruksioni i shesheve të pallateve në lagjen “Partizani”, ZK 8524, bashkia Elbasan”.
 
Shpronësimi bëhet në favor të bashkisë Elbasan.
 
Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen me një vlerë të përgjithshme prej 2 950 743.4 lekësh.
 
Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
 
Bashkia Elbasan kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren Zyrtare”./ata