Për të mbështetur financiarisht komunitetin e startup, Qeveria shqiptare ka ndërmarrë një ndër nismat më jashtëzakonshme, duke vënë në dispozicion grantin prej 300 milionë lekë për aplikimet e vitit 2024.

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj ftoi sipërmarrësit e rinj të përfitojnë nga kjo mundësi për të zhvilluar bizneset e tyre.

“Mos humbni mundësinë për të përfituar nga thirrja e granteve 2024 për të ndërtuar ose zgjeruar më tej biznesin tuaj”, tha Ibrahimaj, teksa ndau në rrjete sociale linkun ku gjendet informacioni i duhur rreth procedurave dhe dokumentacionit që duhet për të vijuar me aplikimin.

 
Thirrja për aplikime është çelur me 16 shkurt dhe koha e aplikimit është një muaj. Në total, fondi për startup-et është 300 milionë lekë./ata