Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rikonstruksioni i rrugës “Kastriot Muço” (nga kryqëzimi me rrugën “Mujo Ulqinaku”, deri në intersektin me hekurudhën), Fier”.
 
Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Fier.
 
Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen me një vlerë të përgjithshme prej 5 069 137.30 lekësh.
 
Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 lekë, përballohet nga buxheti i Bashkisë Fier. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
 
Bashkia Fier kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Fier./ata