Me tre vota çame, marrëveshja Rama-Meloni kaloi provën e votës në parlament, gjë që do të thotë se tashmë, kontigjente emigrantësh nga Afrika që mësyjnë brigjet italiane do kenë dhe një përvojë shqiptare, pas së cilës o do kthehen nga kanë ardhur, o do vijojnë jetën në Perëndimin e ëndërruar.

Në një prononcim pas seancës plenare, Mesila Doda, si pjesë e PDIU-së, e arsyetoi kështu vendimin e forcës politike që ajo përfaqëson për të bashkuar votat me mazhorancën në  ratifikimin e marrëveshjes mes Italisë e Shqipërisë për emigrantët.

 

“Të kemi parasysh se bëhet fjalë për një shtet mik, për një shtet i cili është gjendur gjithmonë në momentet tona të vështirësive, në momentet e krizave, siç është Italia. Absolutisht nëse kemi mundësi për një moment të ndihmojmë në një problematikë të tyre ne duhet të jemi absolutisht përkrahë tyre”.

Doda qe paska ironike në këtë rast kur tha:

“Nuk bëhet fjalë që të mbështetim individë siç mund të jetë Fredi Beleri, ne flasim për një shtet mik, i cili na ka mbështetur gjithmonë në rrugën tonë drejt integrimit dhe në momentet tona të krizave”. /tesheshi.com/