Numri i palestinezëve të arrestuar nga ushtarët izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar që nga 7 tetori 2023 është rritur në 7.170.
Në deklaratën e përbashkët të Shoqatës së të Burgosurve Palestinezë dhe Delegacionit të të Burgosurve dhe të Liruarve të lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës, thuhet se ushtria izraelite vazhdoi bastisjet e saj në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor.
Raportohet se ushtarët izraelitë kanë arrestuar 18 palestinezë të tjerë në 24 orët e fundit dhe numri i përgjithshëm i palestinezëve të arrestuar arriti në 7.170. Në deklaratë thuhet se në mesin e 18 palestinezëve të arrestuar janë një grua dhe dy fëmijë.
Operacionet e arrestimit u përqendruan në Beit Rima në Ramallah ndërsa u arrestuan palestinezë edhe në qytetet Jericho, Khalil, Nablus dhe Kudsin Lindor. Theksohet se forcat izraelite rrahën palestinezët dhe dëmtuan shtëpitë gjatë bastisjeve.
Që nga 7 tetori 2023 kur ushtria izraelite nisi sulmet ndaj Rripit të Gazës ka patur rritje të arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor. Që nga 7 tetori 2023, të paktën 403 palestinezë janë vrarë në sulmet e forcave izraelite dhe kolonëve të paligjshëm hebrenj në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor./aa