Instruktorë nga ushtria turke kanë trajnuar pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Siç bëhet e ditur në njoftimin e FSK-së, trajnimi është realizuar në kuadër të planit të bashkëpunimit dhe realizuar në aspektin teorik dhe praktik me qëllim të rritjes së kapaciteteve ushtarake të FSK-së.
“Në kuadër të bashkëpunimit ushtarak që ka Forca e Sigurisë së Kosovës me Forcat e Armatosura të Republikës së Türkiyes është realizuar “Trajnimi Teknik i Përdoruesit dhe Shoferit të Automjeteve të Blinduara Taktike Kobra’’, njoftoi FSK-ja./aa