Për tri ditë me radhë rrugët e Shkodrës do të gjallërohen nga festa e Karnavaleve.

Prej disa ditësh fëmijë, të rinj e të rritur, nxënës e mësues, artistë, instrumentistë e akrobatë, artizanë e bejtexhinj, punonjës të hotelerisë e kulinarisë, fotografë e dizenjues,  u përfshinë në atmosferën e karnavaleve, që nisin sot dhe përfundojnë të dielën, më 25 shkurt.

Të premten e të shtunën ata do të garojnë me krijimtarinë dhe imagjinatën e tyre. Ndërsa një juri profesioniste do të vlerësojë me çmime më të mirët.

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ndau në rrjetet sociale axhendën e festës së Karnavaleve.

E premte, 23 shkurt

10:00-11:30 Parada e fëmijëve
11:30-14:00 Performanca artistike nga shkollat nga shkollat dhe xhonglerë
17:00-20:00 Punëtori, krijim i maskave-Facepainting-Kllounata
19:00 Lights Show
20:00 pas mesnate, grupe shëtitëse artistësh me veshje e maska veneciane në baret e restorantet e qytetit

E shtunë, 24 shkurt

10-1130 Parada e të rinjve
11:30-13:00 Performanca artistike nga shkollat
18:00-20:00 Punëtori, krijim i maskave, Facepanintin, Kllounata
20:00 deri pas mesnate grupe shëtitëse artistësh me veshje e maska veneciane në baret e restorantet e qytetit

E diel, 25 shkurt

10:00-13:00 Parada e Karvanit
13:00-17:00 Performanca nga aktorët e teatrit Migjeni; Muzikë nga banda e qytetit dhe këngëtarë; Grupe të ftuar nga Tuzi dhe Korça
17:30 Djegia e dordolecit, Dragon Show

Shkodra është qyteti që e ka festuar më herët Karnavalen. Festimet e para i përkasin gjysmës së dytë të shekullit XIX, saktësisht vitit 1860, duke krijuar një traditë solide që vazhdoi deri në vitin 1946, ku për shkak të regjimit komunist, u ndalua së festuari për t’u rikthyer sërish si traditë pas viteve ’90./ata