Zëvendësministri i Brendshëm Besfort Lamallari, u ka bërë apel të gjitha institucioneve të bashkëpunojnë për të forcuar masat mbi sigurinë e fëmijëve në internet.

Pjesëmarrës në aktivitetin “Internet i siguritë” në Kuvend, Lamallari deklaroi se fenomenet më problematike janë bullizimi, shantazhimi online etj.

Aktiviteti u zhvillua në kryesinë e Kuvendit.

Lamallari bëri të ditur, përmes rrjeteve sociale, se ishte i ftuar si përfaqësues i Ministrisë së Brendshme në një seancë dëgjimore publike me temë “Internet i sigurtë”, ku merrnin pjesë edhe përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Rinisë dhe e Fëmijëve, Policia e Shtetit, Autoriteti Kombëtar CESK, të cilët prezantuan përpara Grupit të Deputetëve “Miqtë e Fëmijëve” disa nga masat mbi sigurinë online të fëmijëve.

“Organizata të shoqërisë civile të cilat punojnë në fushën e të drejtave dhe mbrojtjes së fëmijëve ndanë gjithashtu disa aktivitete të tyre dhe disa rekomandime lidhur me këtë temë. Të gjithë bashkë për parandalimin e hershëm dhe mbrojtjen e prej bullizimit, shantazhimit dhe abuzimit online”, nënvizon zv/ministri Lamallari./ata