Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës thyen përsëri rekordet, duke e nisur vitin me një shifër pasagjerësh që tejkalon për herë të parë në histori numrin e pasagjerëve të aeroportit të Beogradit. Sipas të dhënave zyrtare, muaji janar shënoi më shumë pasagjerë në Tiranë sesa në Beograd. Mediat ndërkombëtare theksuar Aeroporti i Beogradit, ‘Nikola Tesla’ arriti të ketë 569,572 pasagjerë dhe u evidentua si një shifër rekord. Ndërsa Aeroporti Nderkombëtar i Tiranës shënoi 652,270 pasagjerë, pra mbi 82 mijë pasagjerë më shumë sesa në Beograd.

Aeroporti i Tiranës ka shënuar rritje të jashtëzakonshme duke nisur me 2.9 milion pasagjerë në vitin 2018 dhe duke e çuar në 7.2 milion për vitin 2023. Rritja e vazhdueshme e fluksit në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës thyen në mënyrë të vazhdueshme rekorde dhe këtë herë duke tejkaluar edhe aeroportin e Beogradit që për vite me radhë ka mbajtur vendin e parë në Ballkan.

Kjo shifër pasagjerësh është 51.2% më shumë sesa ajo e muajit janar të vitit 2023, kur u numëruan 413,569 pasagjerë. Investimet e mëdha që Kastrati Group ka kryer në Aeroportin ‘Nënë Tereza’, kanë bërë të mundur që të pritet një numër më i madh linjash ajrore, të lidhen kontrata të reja, të shtohen destinacione, të rriten mundësitë për udhëtime direkte në shumë qytete të botës si edhe të vijnë më shumë vizitorë prej atyre vendeve. Duke parë tendencën për rritje si edhe duke patur parasysh destinacionet e reja që janë planifikuar të shtohen, drejtuesit e aeroportit kanë parashikuar një shifër prej 9 milion pasagjerësh deri në fund të vitit 2024.