Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve (AKUK), Klevis Jahaj së bashku me kryetarin e bashkisë Vlorë, Ermal Dredha panë nga afër ecurinë e punimeve për përmirësimin dhe rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit për qytetin e Vlorës.
Në lagjen “28 Nëntori” nisën edhe hapat e parë të këtij investimi.
Projekti do të zbatohet në një pjesë të konsiderueshme të qytetit të Vlorës dhe do të konsistojë në zëvendësim të rrjetit aktual të furnizimit me ujë të pijshëm, me një rrjet të ri, duke i dhënë zgjidhje përfundimtare problematikave që vijnë për shkak të amortizimit.
Ky investim, realizohet në kuadër të programit “Infrastruktura bashkiake V”, mbështetur nga KFW, SECO dhe BE.
Në fokus është përmirësimi i cilësisë së jetesës për qytetarët, duke investuar në rehabilitimin e stacioneve të pompave, rrjetin shpërndarës dhe sistemin SCADA./ata