Nëse ju mungojnë pushimet, këto janë destinacionet më të lira për të udhëtuar në Evropë në 2024, sipas një artikulli të botuar në të përditshmen “El Universo”, një nga gazetat më të mëdha në Ekuador.
Kontinenti i vjetër ofron peizazhe, histori, kulturë, plazhe që do t’ju bëjnë të përjetoni një eksperiencë të paharrueshme.
Bëhuni gati të zhyteni në aventurën e ëndrrave tuaja duke vizituar destinacionet më të lira në kontinentin e vjetër si Shqipëria, Mali i Zi, Rumania, Bullgaria.
Shqipëria
Shqipëria ndodhet në juglindje të Gadishullit Ballkanik. Vendi mesdhetar krenohet me zonën bregdetare me ujëra të pastër kristal dhe plazhe të pafundme, si dhe monumente historike me vlera të mëdha.
Vendi ruan ende hijeshinë e tij autentike dhe të përballueshme. Me plazhet spektakolare, ushqimin e shkëlqyer dhe mikpritjen e pakrahasueshme, Shqipëria është një nga destinacionet më të perballueshme në Evropë.
Publikime të ndryshme e paraqesin Shqipërinë si një xhevahir europian.
Zona bregdetare e quajtur Riviera Shqiptare ofron më shumë se 150 kilometra plazhe parajsore dhe pamje panoramike duke tërhequr vëmendjen e turistëve të huaj./ata