Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh sot se, mbështetja për Ukrainën kundër agresionit rus është siguri për Evropën dhe gjithë botën.

Në një reagim me rastin e dy vjetorit të fillimit të agresionit rus në Ukrainë, Peleshi theksoi se, “pas dy vitesh luftë, populli i Ukrainës dhe Forcat e saj të Armatosura vazhdojnë të qëndrojnë të fortë!”.

“Mbështetja për Ukrainën kundër agresionit Rus është siguri për Evropën dhe gjithë botën. Shqipëria do të vijojë pa kushte të jetë përkrah aleatëve dhe partnerëve në ndihmë të popullit dhe qeverisë ukrainase”, nënvizoi Peleshi.

Ministri i Mbrojtjes u shpreh “vullnetplotë për të bërë gjithçka mundemi, që Ukraina të triumfojë në luftën e saj për liri”./ata