Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se populli i Kosovës qëndron me Ukrainën sepse e dinë se si është të paguash çmimin më të lartë për lirinë.

Osmani ka shkruar në X, se vendi ynë e dinë dhimbjen e humbjes së fëmijëve të pafajshëm, të dhunës seksuale gjatë luftës, e varreve masive me eshtrat e njerëzve tanë të dashur.

“Por liria mbizotëroi dhe do të mbizotërojë përsëri”, ka shkruar ajo./ata