Bashkia Pogradec përkujtoi sot në 86-vjetorin e ndarjes nga jeta, albanolgun, profesorin, përkthyesin, bibliografin Gjergj Pekmezi.

Pekmezi personalitet i shquar i kombit shqiptar ndërroi jetë më 24 Shkurt 1938.
 
Gjergj Pekmezi dallohet për një kontribut të jashtëzakonshëm që ka dhënë. Ai ishte gjuhëtar, patriot e diplomat.
 
Në vitin 1903 është emëruar Shef i Katedrës së Gjuhës shqipe në Universitetin Oriental të Vjenës. Ka botuar veprën monumentale “Gramatika e Gjuhës Shqipe”, “Bibliografia e
Gjuhës Shqipe”, “Udhëzuesi i Gjuhës Shqipe “, “Gjuha Shqip dhe Dialektet”, si dhe hartoi monografinë “Tiparet dalluese thelbësore të dialekteve kryesore të shqipes, të toskërishtes dhe gegërishtes.”
 
Më 1916 ishte Kryetar i “Komësisë Letrare të Shkodrës”, ku me Luigj Gurakuqin, Gjergj Fishtën, Ndre Mjedën e patriotë të tjerë dhanë një kontribut mjaft të madh për shkollat dhe gjuhën shqipe.
 
Në vitet ‘20-‘24 u emërua Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë pranë Republikës së Austrisë dhe prej vitit 1928 derisa ndërroi jetë ishte profesor në Universitetin e Vjenës.
 
Pas një bashkëpunimi relativisht të gjatë midis Ambasadës së Shqipërisë në Vjenë, bashkisë së Vjenës, Akademisë së Shkencave dhe bashkisë së Pogradecit, më 19 nëntor 2022, eshtrat e gjuhëtarit, etnologut, profesorit, bibliografit, diplomatit dhe përkthyesit Gjergj Pekmezi prehen në vendlindjen e tij, në Pogradec./ata