Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja zhvilloi sot një takim me ambasadorin gjerman në Tiranë, Karl Bergner dhe ekipin e tij ku diskutoi sfidat dhe mundësitë për zhvillime të reja për biznesin shqiptar e gjerman dhe forcimin e tregut të punës, për të nxitur e mbështetur stabilitetin e nevojshëm ekonomik.
Në një postim në rrjetet sociale, Gonxhja bëri të ditur se me ambasadorin diskutoi mbi potencialet për projekte e programe bashkëpunimi.
“Diskutuam përshpejtimin e punëve në proces dhe gjenerimin e ideve të reja për lehtësi investimesh në industri prodhuese, teknologji dhe inovacion sikurse sinergjinë për lëmin e kulturës dhe çështjet e punësimit, zonat e lira ekonomike dhe aftësimin profesional”, u shpreh Gonxhja./ata