Në tregun e këmbimit valutor vendas, të enjten dollari amerikan forcoi pozitat në raport me lekun, krahasuar me të mërkurën, ndërsa euroja humbi terren.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0.35 lekë dhe këmbehet me 103.63 lekë, ndërsa euroja zbriti me 0.12 lekë dhe këmbehet me 112.96 lekë.
Paundi britanik, krahasuar me një ditë më parë, u mbiçmua me 0.41 lekë duke u ngjitur në kuotën 129.11 lekë.
Ndërkohë, franga zvicerane këmbehet me 114.50 lekë, ose 0.40 lekë më shumë se ditën e mërkurë./ATSH
Monedha Kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
---|---|---|---|---|
Dollar Amerikan | USD | 103.63 | +0.35 | |
Euro | EUR | 112.96 | -0.12 | |
Poundi Britanik | GBP | 129.11 | +0.41 | |
Franga Zvicerane | CHF | 114.50 | +0.40 | |
Jeni Japonez (100) | JPY | 78.96 | +0.51 | |
Dollari Australian | AUD | 69.38 | +0.35 | |
Dollari Kanadez | CAD | 76.85 | +0.22 | |
Korona Suedeze | SEK | 9.94 | -0.05 | |
Korona Norvegjeze | NOK | 9.92 | 0.00 | |
Korona Daneze | DKK | 15.16 | -0.02 | |
SDR | SDR | 139.89 | +0.64 | |
Ari(OZ 1) | XAU | 209151.25 | +261.01 | |
Argjend(OZ 1) | XAG | 2586.82 | +24.96 | |
Juani Kinez (onshore) | CNY | 15.07 | +0.05 | |
Juani Kinez (offshore) | CNH | 15.06 | +0.05 | |
Lira Turke | TRY | 5.38 | +0.02 |