Gratë e Fierit nuk preferojnë të lindin në maternitetin e qytetit për shkak se mungojnë kushtet elementare. Godina është e rrënuar, ku duken qartë aparaturat dhe pajisjet e vjeteruara dhe muret me lagështirë. Për këto arsyeje nënat e reja zgjedhin të sjellin në jetë fëmijët e tyre në maternitetet e kryeqytetit.
Shefja e Maternitetit të Fierit, Kozeta Rama tha në intervistë për Report TV se stafi mjekësor e infermieror është i specializuar por mungon infrastruktura. Ndaj kërkoi nga Ministria e Shëndetësisë të investojë në rikonstruksionin e godinës.
“Mua më shqetëson shumë fakti se një pjesë e grave shkojnë në Tiranë për të lindur se pavarësisht se shërbimi shëndësor me mjek dhe infermier është teper i larte, por për shkak të një infrastrukturës që lë për të dëshiruar ato largohen. Kërkojmë një ambient më të mirë që ato të marrin shërbimin tek ne”.
Në vitin 2023 u shënuan 42 lindje më pak se në 2022.
Materniteti i Fierit
Viti 2022 - 1038 lindje
Viti 2023 - 996 lindje