Në Izrael ka nisur votimi për zgjedhjet lokale nën hijen e sulmeve të vazhdueshme të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës të bllokuar dhe konflikteve të vazhdueshme me Hezbollahun në kufirin me Libanin.

Zgjedhjet lokale, të mbajtura çdo 5 vjet në vend, u shtynë nga 31 tetori 2023 në 27 shkurt 2024 për shkak të sulmeve të Hamasit të 7 tetorit dhe bombardimeve të vazhdueshme të ushtrisë izraelite në Gaza.

Zgjedhjet nuk do të mbahen në 14 qeveri lokale, dukë përfshirë disa qytete dhe vendbanime të Izraelit afër Gazës dhe në kufirin me Libanin. Izraelitët që jetojnë këtu do të votojnë më 19 nëntor.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Izraelit, 7,2 milionë votues të regjistruar në vend kanë të drejtë të votojnë për 241 bashki, këshilla rajonale dhe lokale në 12 mijë kuti votimi. Votimi ka filluar në orën 07:00 me kohën lokale dhe do të vazhdojë deri në orën 22:00.

Ushtria izraelite raportoi se në rajon u vendosën 12 kuti votimi për ushtarët që morën pjesë në sulmet në Rripin e Gazës dhe gjithsej 925 kuti votimi u vendosën në të gjithë vendin, 150 prej të cilave janë të lëvizshme.

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve pritet të shpallen pas një jave. Në vend nuk ka "emocione të zgjedhjeve" për shkak të sulmeve të ushtrisë izraelite në Gaza, rrezikut të konfliktit me Hezbollahun libanez në veri, situatës së të burgosurve izraelitë në Gaza dhe agjendës politike dhe të sigurisë që preokupon publikun.

Emra nga partitë po përpiqen të fitojnë vende në këshillat vendorë duke bërë aleanca me njerëz të afërt me pikëpamjet e tyre. Zgjedhjet lokale në Izrael nuk pasqyrojnë tablonë e fuqisë politike të partive.

Ndërkohë që vazhdojnë sulmet dhe pushtimi tokësor nga Izraeli, i cili thelloi katastrofën humanitare në Rripin e Gazës, u intensifikuan edhe konfliktet me Hezbollahun libanez në veri./aa