Organizata Kombëtare e Inteligjencës së Türkiyes (MIT) me operacionin që organizoi në Qamishli të Sirisë neutralizoi shtetasen siriane Emine Seyid Ahmed, me emrin e koduar "Azadi Derik", një nga të ashtuquajturat drejtuese të organizatës terroriste YPG/YPJ.
Sipas informacionit të marrë nga burime të sigurisë, Ahmed, e cila iu bashkua organizatës terroriste në vitin 2011 dhe ishte përcaktuar si planifikuese e aksioneve kundër forcave turke të sigurisë, kishte qenë nën ndjekje nga ekipet turke.
Emine Seyid Ahmed u neutralizua në një operacion në Qamishli. Thuhet se Ahmed, e ashtuquajtur "përgjegjëse e organizatës për prokurimin dhe përdorimin e raketave", nga Tel Rifat urdhëroi sulmet me raketa kundër forcave turke të sigurisë në rajonin e operacionit "Dega e Ullirit".
U konstatua se terroristja Ahmed urdhëroi gjithashtu sulme me raketa që synonin civilët në qytetin turk, Kilis./aa