Korporata amerikane e teknologjisë Microsoft njoftoi se ka lidhur partneritet shumëvjeçar me startup-in francez Mistral AI për të përshpejtuar inovacionin në inteligjencën artificiale (AI).

"Industria e inteligjencës artificiale po kalon një transformim të rëndësishëm me interes në rritje për modele më efikase dhe me kosto efektive, emblematike e një trendi më të gjerë në përparimin teknologjik", thuhet në deklaratën e Microsoft.

"Në avangardë është Mistral AI, novator dhe pionier. Angazhimi i tyre për të nxitur komunitetin me burim të hapur dhe për të arritur performancë të jashtëzakonshme përputhet pa probleme me angazhimin e Microsoft për të zhvilluar zgjidhje të besueshme, të shkallëzuara dhe të përgjegjshme të AI", shtoi ai.

Partneriteti i siguron Mistral AI qasje në platformën kompjuterike cloud të Microsoft-it, infrastrukturën e AI të Azure për të përshpejtuar zhvillimin dhe vendosjen e modeleve të mëdha të gjuhës të gjeneratës së ardhshme, sipas deklaratës.

"Me infrastrukturën më të avancuar të inteligjencës artificiale të Azure, ne kemi arritur një moment historik të ri në zgjerimin tonë, duke nxitur kërkimin inovativ dhe aplikimet praktike për klientët e rinj kudo", tha CEO i Mistral AI, Arthur Mensch.

Partneriteti fokusohet në tre fusha: Microsoft do të mbështes Mistral AI me infrastrukturën superkompjuterike Azure AI, kompanitë do të vënë në dispozicion të klientëve modelet premium të Mistral AI dhe bashkëpunim në kërkimin dhe zhvillimin e AI.

Mistral AI u themelua në prill të vitit të kaluar, duke mbledhur më shumë se 400 milionë dollarë në tetor dhe duke arritur një vlerësim prej mbi dy miliardë dollarë në dhjetor./aa