Ish-anëtarja e grupit terrorist të ekstremit të majtë, Fraksioni i Armatës së Kuqe (RAF), i njohur gjithashtu si Grupi Baader-Meinhof, u arrestua në Berlin pasi ishte në arrati për 30 vjet, njoftuan autoritetet të martën.

Daniela Klette, një nga figurat e rangut të lartë të RAF, u arrestua në qarkun Kreuzberg të Berlinit, njoftoi zyra e prokurorit publik Verden për mediat lokale.

Klette 65-vjeçare i përkiste gjeneratës së tretë të anëtarëve të RAF dhe u akuzua për tentativë vrasjeje, përfshirje në një numër sulmesh dhe grabitje të automjeteve me para në transit midis viteve 1999 dhe 2016.

Ajo u vendos në listën e më të kërkuarve në Evropë në vitin 2020, së bashku me dy ish-anëtarë të tjerë të RAF, Burkhard Garweg dhe Ernst-Volker Staub. Autoritetet besojnë se treshja grabiti supermarkete dhe kamionë me para në transit për të financuar jetën e tyre të nëntokës.

RAF u themelua në vitin 1970 dhe është përgjegjës për dhjetëra atentate, rrëmbime dhe sulme me bomba, në shenjestër të të cilit ishin biznesmenë, zyrtarë shtetërorë dhe ushtarë amerikanë. Grupi njoftoi vetëshpërbërjen në vitin 1998./aa