West Ham është rikthyer të fitojë në Premier League pas tre humbjeve dhe këtë e ka bërë në Londër kundër Brentford me rezultatin 4-2. Heroi i vendasve të David Moyes ishte Bowen që shënoi tripletë në këtë duel.
Sulmuesi shënoi në minutat 5,7 dhe 63, para se Emerson në të 69 të gjente golin e katërt për vendasit. Ndërkohë që te Brentford Maupay dhe Uissa shkurtuan shifrat në minutat 13 dhe 82.
Brentford merr kështu humbjen e tretë radhazi, ndërsa trajneri Thomas Frank nuk ndryshon mendim duke lënë në stol portierin Thomas Strakosha.