Mali i Zi është vendi kandidat më i avancuar në negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, tha Oliver Varhelyi, komisari i BE-së përgjegjës për zgjerimin dhe fqinjësinë.
“Kam ardhur me një mesazh të qartë. Mali i Zi është vendi kandidat më i avancuar në negociatat e anëtarësimit. Synimi ynë është ta çojmë Malin e Zi përpara në nivelin tjetër. Jemi gati të mbyllim standardet e përkohshme. Jemi të përkushtuar të ecim përpara”, tha Varhelyi në X.
Varhelyi ndodhet aktualisht në një vizitë pune dyditore në kryeqytetin Podgoricë.
“Zgjerimi ka marrë vrull. E falënderova presidentin (e Malit të Zi) Jakov Milatoviq për angazhimin e tij të fortë për të përshpejtuar procesin e integrimit në mënyrë që Mali i Zi të jetë shteti i ardhshëm anëtar i BE-së. Dera është e hapur. Dorëzimi në kohë do të jetë çelësi”, tha Varhelyi pas një takimi me Milatoviqin.
Mali i Zi ka qenë një nga vendet kandidate për në BE.
Qëllimi kryesor i qeverisë relativisht të re të Malit të Zi është të udhëheqë vendin dhe 620.000 banorët e tij në përpjekjet e tyre për t’u bashkuar me BE-në./aa