Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me protestën e banorëve të Bërxullës ditën e sotme kundër ndërtimit të aksit Thumanë-Kashar për shkak të prekjes së pronave të tyre dhe mos dëmshpërblimit të drejtë.

 

Blushi shkroi në Facebook se junta policore e “Rilindjes” kreu sot aktin e radhës barbar ndaj banorëve të Bërxullës, duke dhunuar gra dhe të moshuar që protestojnë në mbrojtje të pronave të tyre legjitime.

 

Sipas tij terrori i pajustifikuar duhet të marrë fund menjëherë, dhe qeveria duhet të tërhiqet nga këto akte të shëmtuara dhune ndaj lirive e të drejtave të qytetarëve dhe t’u garantojë banorëve të Bërxullës që preken nga projekti Thumanë-Kashar një zgjidhje të drejtë.

 

Postimi i plotë:

 

 

Ndal terrorit policor ndaj banorëve të Bërxullës!

Junta policore e “Rilindjes” kreu sot aktin e radhës barbar ndaj banorëve të Bërxullës, duke dhunuar gra dhe të moshuar që protestojnë në mbrojtje të pronave të tyre legjitime.

Ky terror i pajustifikuar duhet të marrë fund menjëherë!

Qeveria të tërhiqet nga këto akte të shëmtuara dhune ndaj lirive e të drejtave të qytetarëve dhe t’u garantojë banorëve të Bërxullës që preken nga projekti Thumanë-Kashar një zgjidhje të drejtë dhe objektive siç Kushtetuta e parashikon, me transparencë, konsultime dhe mjete demokratike!