Rreth 14 raketa janë hedhur nga Libani jugor në drejtim të zonave veriore të Izraelit sot në mëngjes, sipas mediave izraelite.
Kanali izraelit 12 raportoi se 14 raketa janë hedhur në qytetin Kiryat Shmona, duke shkaktuar dëme në një ndërtesë, pa të lënduar.
Sirenat kundër raketave janë aktivizuar në zonat veriore të Izraelit pranë kufirit me Libanin.
Të martën, ushtria izraelite konfirmoi një sulm të Hezbollahut në bazën izraelite të kontrollit ajror Meron, në veri të Izraelit, me dhjetëra raketa, në përgjigje të asaj që grupi tha se ishte një sulm izraelit në qytetin Baalbek në Libanin lindor.
Tensionet kanë qenë të pranishme përgjatë kufirit midis Libanit dhe Izraelit me shkëmbime zjarri midis forcave izraelite dhe grupit libanez Hezbollah, që kur dy palët zhvilluan një luftë në shkallë të gjerë në vitin 2006.
Tensionet e fundit kufitare vijnë pas ofensivës së vazhdueshme ushtarake izraelite në Rripin e Gazës, e nisur pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor./aa