Prej vitesh qendra shëndetësore në fshatin Shuec të bashkisë Devoll nuk ka njohur asnjë investim.
Sic shihet edhe nga pamjet kjo godine tejet e amortizuar pa dyer,pa dritare dhe pa asnjë kusht minimal nuk mund te jete një qendër shëndetësore ku banoret mund te marrin shërbim.
Përveç mungesës se një objekti te mirëfilltë që do të shërbente si qendër shëndetësore banorët pohojnë se ne fshat nuk vjen asnjë infermier për tu bërë injeksionet.

Mungesa e një mjeku i detyron banorët të udhëtojnë drejt Bilishit për të bërë injeksionet duke shtuar kostot e tyre ndërsa ne raste urgjente banoret thonë se gjilpërat i injektojnë vetë.

Ata thonë se kane mbi 20 vite qe nuk marrin shërbim ne fshat dhe kjo eshte nje nga arsyet perpos infrastruktures dhe problemeve te tjera pse fshati sot është braktisur masivisht.

Fshati Shuec ndodhet vetëm 10 km larg qytetit të Bilishtit dhe 12 km nga fshati Vranisht aty ku sipas Njësisë vendore te Kujdesit Shëndetësor banorët mund te marrin shërbim ne ambulancën e këtij fshati, pasi në Shuec nuk mund të emërohet një infermier i posaçëm, për shkak të numrit të ulët të banorëve.

Ad 
 
Unmute