Të hënën e kaluar, fregata gjermane ‘Hessen’ për pak sa nuk rrëzoi një dron amerikan për shkak të koordinimit të pamjaftueshëm midis misioneve të ndryshme ushtarake në Detin e Kuq dhe Jemen.

Këtë e raporton e përjavshmja gjermane Der Spiegel , duke shpjeguar se ekuipazhi i Hessen-it qëlloi aksidentalisht drejt një droni amerikan Reaper.

Droni nuk u rrëzua vetëm për shkak të një defekti teknik në dy raketave kundërajrore gjermane që humbën fuqinë dhe më pas ranë në det.

Pasi pa dronin në radar, ekuipazhi i “Hessen” kontaktoi kolegët e marinës amerikane por edhe ata vetë nuk ishin në dijeni të misionit të dronit “Reaper”, i cili supozohej se po udhëtonte në rajon si pjesë e një misioni amerikan kundër terrorizmit.

Pas konsultimit me misionin Prosperity Guardian, komandanti i Hessen-it dha urdhrin për të qëlluar mbi dronin e panjohur që fluturonte drejt fregatës gjermane.