Ushtarët ukrainas të plagosur nga luftimet ndaj rusëve mund të kurohen në Mal të Zi. Lajmin e bëri me dije presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i cili nëpërmjet një postimin në rrjetin social ‘X’, thekson se një ndër pikat e diskutuara me presidentin malazez Jakov Milatoviç gjatë samitit në Tiranë, ishte edhe mundësia që ushtarët e plagosur të merrnin mjekim në Mal të Zi.

“Kam pasur një takim me Presidentin Jakov Milatoviç dhe falënderoj Malin e Zi për pritjen e ukrainasve që ikën nga lufta. Ne diskutuam gjithashtu trajtimin mjekësor dhe rehabilitimin për ushtarët ukrainas në Mal të Zi. I jam mirënjohës Malit të Zi që iu bashkua Deklaratës së G7 të Vilniusit dhe Formulës së Paqes të Ukrainës. E informova Presidentin Milatoviq për Samitin e parë Global të Paqes në Zvicër në kuadër të përpjekjeve tona për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. Ne gjithashtu koordinuam bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërkombëtar të Ukrainës dhe Malit të Zi”- shkruan Zelensky.