Presidenti rus Vladimir Putin do të mbajë ditën e sotme fjalimin e tij të 19-të, ku do të flasë në lidhje me luftën në Ukrainë dhe gjendjen e brendshme në Rusi.

Putin njoftoi se gjatë fjalimit do të shpallte detyrat kryesore për gjashtë vitet e ardhshme.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov njoftoi se Putin e përgatiti personalisht fjalimin dhe se ai kishte “dhjetëra kontakte telefonike dhe takime kokë më kokë me ministra dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë.

Fjalimi vjetor i presidentit në Asamblenë Federale, parlamenti dydhomësh rus, tradicionalisht jep një vlerësim të gjendjes së vendit dhe përshkruan tendencat kryesore të politikës së brendshme dhe të jashtme. Vitin e kaluar, Putin e filloi fjalimin e tij duke shpjeguar pse Rusia kishte nisur “operacionin e saj special ushtarak”.