Türkiye pranoi një "Projekt oferte dhe letër pranimi" nga SHBA-ja për prokurimin e 40 avionëve luftarakë F-16 Block 70 të rinj, sipas Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Türkiyes.
Zëdhënësi i Ministrisë Admiral Zeki Akturk tha se letra përfshin gjithashtu modernizimin e 79 avionëve ekzistues si dhe municione dhe pajisje. Türkiye në tetor 2021 kërkoi nga SHBA-ja 40 avionë të rinj F-16 Block 70 si dhe 79 komplete modernizimi për përmirësimin e F-16-ve të tjerë në nivelin e Bllok 70.
Ai vuri në dukje se Türkiye "neutralizoi" 25 terroristë gjatë javës së kaluar, përfshirë ata që fshiheshin përtej kufirit në Irakun verior dhe Siri. Gjithsej 458 terroristë janë "neutralizuar" në operacionet, 193 në veri të Irakut dhe 290 në veri të Sirisë që nga 1 janari, shtoi ai.
"Forcat e sigurisë kapën 101 persona, përfshirë 4 terroristë që tentuan të kalonin ilegalisht kufijtë në Türkiye gjatë javës së kaluar", tha Akturk. Ai shtoi se 2.384 persona të tjerë janë penguar të kalojnë kufijtë në shtatë ditët e fundit.
"Numri i personave të kapur gjatë tentativës për të kaluar ilegalisht kufijtë tanë është rritur në 1.448 nga 1 janari deri më sot. Numri i personave që janë penguar të kalojnë kufirin këtë vit është 30.015", tha zëdhënësi i ministrisë.
Türkiye ka qenë një pikë kyçe transiti për migrantët e parregullt që duan të kalojnë në Evropë për të filluar një jetë të re, veçanërisht ata që ikin nga lufta dhe persekutimi. Vendi, i cili tashmë ka strehuar 4 milionë refugjatë, më shumë se çdo vend tjetër në botë, po merr masa të reja në kufijtë e tij për të parandaluar fluks të ri emigrantësh.
Terroristët e PKK-së shpesh fshihen në veri të Irakut për të komplotuar sulme ndërkufitare në Türkiye. PKK gjithashtu ka degët e saj siriane, të njohur si YPG. Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Türkiyes, PKK, e listuar si organizatë terroriste në Türkiye, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega siriane e PKK./aa