Forcat izraelite ndërmorën bastisje ushtarake në kampin e refugjatëve Jenin në Bregun Perëndimor të pushtuar sot.

Zhurma armësh u dëgjuan mes përleshjeve midis forcave izraelite dhe palestinezëve në kamp, thanë dëshmitarët okularë.

Bastisja erdhi mes tensioneve në rritje në gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar, ndërsa Izraeli po vazhdon ofensivën e tij vdekjeprurëse në Rripin e Gazës, e cila ka lënë më shumë se 30.000 njerëz të vdekur që nga 7 tetori.

Të paktën 411 palestinezë janë vrarë dhe mbi 4.600 të tjerë janë plagosur nga zjarri i ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila në një vendim të përkohshëm në janar urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet gjenocidale dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza./aa