Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, njëkohësisht drejtuese politike e Partisë Socialiste në qarkun e Gjirokastrës, zhvilloi sot një takim me Asamblenë e Gjirokastrës.
 
Kumbaro siguroi se po punohet për një program të ri arritjesh për qytetin dhe fshatrat e Gjirokastrës.
 
“Kësaj radhe jemi më shumë se asnjëherë tjetër, bashkë me anëtarët e rinj, për të frymëzuar një program të ri arritjesh për qytetin dhe fshatrat e mrekullueshëm rreth tij”, tha ajo.
 
“Për Gjirokastrën, qytetin e rekordeve në potencialet turistike por edhe për numrin e vizitorëve si asnjëherë më parë, jemi të gjithë në të njëjtën frymë e përkushtim, për të çuar përpara vizionin tonë të emancipimit drejt një rruge të re zhvillimi”, siguroi ajo./ata