Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, njëkohësisht drejtuese politike e PS-së në qarkun e Shkodrës, mori pjesë sot në takimin me Asamblenë e zgjeruar të Partisë Socialiste në qarkut.

Spiropali informoi se vijon procesi i anëtarësimeve të reja në parti duke imponuar mbrojtjen e një sistemi vlerash.

Ministrja theksoi se po punohet për transformimin e mëtejshëm të kryeqendrës së veriut, për të gjithë, pa dallim politik.

“Mirëpritëm disa anëtarë të rinj në familjen tonë të madhe politike, të vendosur për të afruar më të mirët, më të aftët dhe duke imponuar përmes meritokracisë në administratë dhe jo vetëm, mbrojtjen dhe përmirësimin e një sistemi vlerash që afron ndryshimin dhe jetëson punët për transformimin e mëtejshëm të kryeqendrës së veriut, për të gjithë pa dallim politik”, tha ajo./ata