Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh sot se, dronët Bayraktar, të njohur për efikasitetin dhe teknologjinë e tyre të avancuar, tashmë janë në Shqipëri.
Prej dy ditësh, ka filluar montimi dhe paralelisht po kryhet instalimi i infrastrukturës mbështetëse për operimin dhe kontrollin e tyre, theksoi ministri.
Sipas tij, ky zhvillim, jo vetëm që rrit aftësitë e mbrojtjes së Shqipërisë, por shërben edhe si dëshmi e angazhimit të vendit për të garantuar sigurinë kombëtare dhe për të përmbushur standardet më të larta të mbrojtjes.
Kjo arritje është simbol i dedikimit tonë drejt modernizimit dhe inovacionit në Forcat tona të Armatosura, theksoi Peleshi./ata