Ministrja Elisa Spiropali nuk i ka kursyer kritikat ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

 

Në fjalën e saj në Kuvend, Spiropali tha se nuk ka pranuar asnjëherë humbjet. Ajo madje ironizoi

 

“2013, 2015, 207, 2-19, 2021, 2023 6 palë humbje dhe asnjë mësim. Sipas jush o fitoni ju, o janë të manipulura. Dikur e thonit për ta justifikuar tani e besoni. Oferta tuaja për shqiptarët ka qenë vetë një: Balta mbi kundërshtarin duke sjellë si alternativë, Ilirin, Saliun dhe Monikën.

 

Nëse doni të dini pse keni humbur në Kamzë mjafton ta shikoni si e keni qeverisur dikur.

 

Të pranosh humbjen është po aq e rëndësishme. Ju nuk keni pranuar asnjë herë humbje, ju keni vetëm diskursin; ‘lufta nis tani’. Oferta juaj për shqiptarët ka qenë balta mbi kundërshtarin duke sjellë si alternative 3 personat më të urryer në Shqipëri, Iliri, Saliu dhe Monikën. Nëse doni ta dini përse keni humbur në Kamëz mjafton të shkoni të shihni se si e latë ju Kamzën dhe se si është tani. Pas humbjeve që pësoni, vijnë humbje edhe më të thella përmes votimit manual, si në Shkodër, është votë plebishitare kundër jush. Sërish fajin sipas jush e ka çdokush tjetër përveç jush. Ju do të shpallni revolucionin, keni arritur deri aty sa të mallkoni shqiptarët që nuk ju votuan ju, si në rastin e Tiranës. Zgjedhjet e 14 majit i kanë dhënë PS-së një barrë shumë më të madhe se ato të 4 viteve më parë. Humbja juaj sot është më e madhe se 2019 ku nuk morët pjesë farë. Kjo fitore flet shumë për punën dhe ofertën tonë”, tha Spiropali, duke shtuar: “Rrini brenda kufijve të Republikës dhe mos kaloni Morinë sa herë keni hallet tuaja. Nuk i kontrabandoni dot hallet tuaja në kurriz të Kosovës”.- tha Spiropali.