Gjatë një darkë me korrespondentë të huaj kryeministrja italiane Giorgia Meloni u “rëfeu” gazetarëve ëndrrat e saj të parealizuara, shkruan il messaggero.it.

“Doja të bëhesha këngëtare, por jam e stonuar, doja të luaja me ekipin kombëtar të volejbollit, por jam e shkurtër, doja të takoja Michael Jackson, por ai vdiq shumë shpejt, mirëpo në ëndrrat e mija nuk ishte të bëhesha kryeministre”, theksoi Meloni.

“Unë jam një person që dy të tretat e jetës i kam kaluar në angazhim politik dhe tani e konsideroj si formën më të jashtëzakonshme të angazhimit civil që ekziston. Nuk më pëlqen të jem aty ku jam dhe pikërisht për këtë mund të qëndroj më gjatë se të tjerët”, shtoi ajo ironikisht gjatë fjalës së saj.

”Michael Jackson më mësoi anglisht, sepse doja të kuptoja se çfarë thoshin këngët e tij”, theksoi Meloni duke iu rreferuar këngëtarit që vdiq në vitin 2009.

Anglishtja më ka ndihmuar shumë, veçanërisht në politikën e jashtme”, shtoi ajo.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Meloni është filmuar ndërsa kërcente nën notat e “Billie Jean”, këngë shumë e famshme e Jackson.