Partia e Lirisë zhvilloi sot tryezën ‘’Reforma Territoriale dhe sfidat e qeverisjes vendore”.
Kreu i PL Ilir Meta ka deklaruar se Reforma Territoriale e bërë në vitin 2015 ka dështuar, ndërsa ka renditur edhe pikat ku sipas tij ka ndodhur një gjë e tillë.
Meta tha se Partia e Lirisë do të propozojë rishikim te legjislacionit me qellim vendosjen me ligj te referendumeve lokale si zgjidhje për të gjitha çështjet që cenojnë autonominë e pushtetit lokal dhe përmirësojnë standardin e jetesës së qytetareve, rishikim i legjislacionit për të forcuar autonominë vendore dhe propozimi për një reformë që rishikon dhe zgjeron rolin dhe kompetencat e Këshillave të Qarqeve.
Fjala e plotë:
Objektivat e reformes administrativo- territoriale dhe strategjisë së decentraizimit në vitin 2015, do te synoni rritjen e efikasitetit ne tërësi te strukturave te qeverisjes vendore, te forcimit te financave vendore dhe rritja e autonomisë fiskale, te nxitjes se zhvillimit te qëndrueshme vendor dhe forcimit te qeverisjes te mire ne nivel vendor.
Por edhe pas rreth 10 vitesh nga fillimi i reformës, aspekte të rëndësishme mbeten akoma për t’u adresuar: si decentralizimi fiskal dhe administrativ, përmirësimi i cilësisë dhe shtrirjes së shërbimeve, përfshirja më e madhe e qytetarëve në organet vendore, si dhe bashkëpunimi dhe marrëdhëniet ndër-institucionale.
Me lejoni tju përcjell disa nga argumentet e dështimit për realizimin e objektivave të reformës
1. Rënia e rëndësisë fiskale të pushtetit vendor
Treguesi i rëndësisë fiskale, i llogaritur si raport i shpenzimeve vendore ndaj totalit të shpenzimeve publike, ka ardhur gjithnjë e në rënie ndër vite.
Rëndësia fiskale nivelin më të lartë e ka shënuar në vitin 2013 me rreth 13.2. Ky tregues pas reformës administrativo-territoriale eshte përkeqësuar duke rezultuar 10 në vitin 2016 dhe më pas ka arritur nivelin 11.1 në vitin 2022.
Një nivel kaq i ulët i këtij raporti tregon qartë rënien e rëndësisë e pushtetit vendor në kapacitetin fiskal të qeverisjes së përgjithshme.
Rënia e këtij treguesi evidenton që pushteti vendor po luan një rol gjithnjë dhe më të vogël në kuadrin e përgjithshëm të administrimit te shpenzimeve publike. Pushteti qendror pamvarësisht angazhimit pas reformës nuk e ka parë pushtetin vendor si pjesë të politikave të përgjithshme fiskale, duke i ulur në këtë mënyrë rëndësinë e impaktit fiskal te pushtetit vendor .
2. Indeksi i dencentralizimit pas reformës territoriale
Decentralizimi fiskal nënkupton transferimin e përgjegjësisë për të kryer shpenzime dhe për të mbedhur të ardhura drejt qeverive vendore.
Autonomia fiskale dhe financiare merr kuptim kur kemi decentralizimi fiskal real dhe kur përmbushen këto kushte: (i) transferim të mjeteve financiare kombëtare tek pushteti vendor; (ii) transferimin e përgjegjësive dhe të drejtës së kryerjes së shpenzimeve; (iii) rritjen e të ardhurave të qeverisjes vendore; (iv) autoritet i plotë në përcaktimindhe vëndosjne e taksave dhe tarifave vendore dhe shpenzimet; si dhe një kuadër ligjor që mundëson huamarrjen vendore.
Niveli i decentralizimit funksional në përgjithësi dhe ai fiskal në veçanti vazhdon të mbetet mjaft i ulët pamvarësisht objektivit të reformës administrativo-teritoriale.
Niveli i decentralizimit fiskal, i vlerësuar si rrënja katrore e produktit të autonomisë fiskale dhe rëndësisë fiskal ka qendruar në stanjacion pas reformës territoriale.
Kjo shifër pasqyron shkallën në të cilën autoriteti vendimmarrës financiar është i shpërndarë ndërmjet qeverisjes vendore dhe asaj qendrore.
Indeksi i decentralizimit fiskal në vitin 2014 para reformës territoriale ka patur nivelin më të lartë ne 22.4, nivel ky që konstatohet ne ulje pas reformës territoriale, duke arritur në 19.0 në vitin 2019, ne 21.0 ne vitin 2020 dhe ne 22.1 ne vitin 2021.
Si rrjedhim, konstatohet që qeveria qendrore pas reformës territoriale ka rritur kontrollin financiar vendimmarrës duke zvogëluar autoritetit financiar te qeverisjes vendore.
3. Pesha e ulët e shpenzimeve vendore ndaj PBB-së
Një ndër objektivat e rëndësishme të reformës administrativo-territoriale në këndvështirmin e menaxhimit financiar ishtë kthimi i rolit të pushtetit vendor në një qeverisje me nje nivel të rëndësishëm të kapacitetit te saj ndaj Produktin e Brendshëm Bruto.
Krahasimi i shpenzimeve të pushtetit vendor në raport me PBB-në tregon dështimin për të krijuar një pushtet vendor të decentralizuar dhe me autonominë e nevojshme për të ofruar shërbime publike cilësore.
Pushteti vendor nuk ka arritur të ndryshojë peshën e shpenzimeve vendore në raport me prodhimin kombëtar bruto. Ne periudhën mbas reformës nuk asnjë potencial shtesë të kapacitetit fiskal të pushtetit vendor për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.
Perkundrazi buxheti vendor ne përqindje te PBB nga viti 2016 dhe në veçanërisht ne vazhdim mbas vitit 2020 ka pesuar rënie te theksuar. Nga 3% e PBB ne vitin 2016, niveli i buxheti vendor eshte përkeqësuar ne 2.83% ne vitin 2021, ne 2.74% te PBB ne vitin 2022, ne 2.84% te PBB ne vitin 2023 dhe eshte planifikuar ne 2.9% te PBB ne vitin 2024.
4. Rritja e shpenzimeve të pagave
Konstatimi më i rëndësishëm i cili krijoj argumentin bazë për uljen e numrit të njësive të vetëqeverisjes vendore është shpenzimat mjaft të larta të personelit para reformës administrativo-territoriale.
Duke ju referuar treguesve të shpenzimeve të pushtetit vendor, pas reformës evidentohet qartë rritja e peshës së shpenzimeve të personelit nga viti në vit.
Pushteti vendor nga 10.8 miliard lekë në vitin 2013 ka arritur në 25.2 miliard lekë në vitin 2022, ose me nje rritje ne mbi 2.3 here.
Shpenzimet e personelit të njësive të vetëqeverisjes vendore janë rritur ne përqindje ne strukturën e pergjithshme te shpenzimeve.
Nga 36% te shpenzimeve totale ne vitin 2013, shpenzimet per paga zëne mbi 43% te totalit te shpenzimeve ne vitin 2022.
Numri i te punësuarve eshte rritur ne vazhdim, edhe pavarsisht transferimin e funksioneve si personeli edukativ dhe mbështetës në arsimin parashkollor, personeli mbështetës i arsimit parauniversitar, administrimi i rrugëve rurale rajonale,, shërbimi i mbrojtjes nga zjarri, shërbimi pyjor, ujitja dhe kullimi, drejtorite e bujqesise,sherbimet sociale.
Nga 19 625 punonjes ne qeverisjen vendore ne vitin 2015, numri i tyre arrin ne 33 500 ne vitin 2018, ne 33 146 ne vitin 2019, ne 34 047 ne vitin 2020, ne 34 804 ne vitin 2021 dhe ne 36 663 ne vitin 2022.
Numri i punonjesve krahasuar me vitin 2015 eshte rriture ne 17038 vete ose rreth 87%
Bashkitë pas reformës jo vetëm që nuk arritën të shkurtonin këto shpenzime, por madje rritën ndjeshëm numrin e punonjësve dhe si rrjedhim shpenzimet e personelit. Trendi rritës i shpenzimeve të personelit evidenton dështimin e reformës për të krijuar struktura administrative me eficiente përmes uljes së numrit të punësuarve.
5. Ulja e shpenzimeve për investime
Një ndër aspektet e rëndësishme të shërbimeve vendore është përmirësimi i infrastrukturës që prek drejtpërdrejt cilësinë e jetës së qytetarëve. Para reformës aministrative-territoriale një pikë e dobët e pushtetit vendor, ishte fakti që nuk arrinin të zhvillonin investime të qëndrueshme dhe ishin në një trend negativ rënës nga viti në vit.
Pas reformës, evidentohet që situata jo vetëm nuk ka ndryshuar por është përkeqësuar duke shënuar një rënie të ndjeshme vjetore të shpenzimeve për investime.
Nga 9.3 miliard leke per investime ne vitin 2013 ose 31.3% e totalit te shpenzimeve, ne vitin 2022 totali i investimeve ka arritur ne 11.9 miliard leke me nje rënie te theksuar ne 20.3% te totalit te shpenzimeve.
Kur ndërkohë paradoksale është fakti që në vitin 2022, pushteti vendor ka trashëguar rreth 28.8 miliard lekë fonde te papërdorura nga të cilat 23.6 miliard lekë ose 82.3% janë trashëgim nga buxheti i vetë njësive vendore dhe pjesa tjetër prej 6.2 miliard lekë ose 17.7% janë fonde të trashëguara nga procesi i rindërtimit.
Vetëm bashkia Tiranë ka trashëguar rreth 14 miliard lekë ose gjysmën e totalit të fondeve të trashëguara.
Rënia e shpenzimeve të investimeve trego dhe nje here me shume dështimin e reformës për të ndikuar më shumë në përmirësimin e jetës së qytetarëve. Njësitë e reja të vetëqeverisjes vendore jo vetëm që nuk arritën të përmbushin objektivat për më shumë investime në shërbimet vendore, por përkeqësuan rolin e tyre për të kontribuar në këtë aspekt.
6. Dështimi i mekanizmave të ekualizimit në të ardhurat dhe shpenzimet
Një ndër dështimet më të rëndësishme të reformës administrativo-territoriale në aspektin e menaxhimit financiar ishte ekualizimi fiskal ndërmjet njësive te vetëqeverisjes vendore. Pamvaresisht se në mekanizmat e transfertës së pushtetit qendror u përfshi gjithashtu ekualizimi për të zbutur diferencat ndërmjet njësive të vetëqeverisjes vendore ajo nuk ndodhi.
Për të ilustruar këtë mjafton të përmendim treguesit e të ardhurave dhe shpenzimeve për popullsi të grupuara sipas bashkive per vitin 2022:
• Bashkia Tiranë, ka mbledhur rreth 17.3 miliard lekë të ardhura të veta vendore ose rreth 56.1% të të ardhurave të pushtetit vendor.
• Të ardhurat nga taksat mbi pasurinë ne rreth 6.1 miliard lekë, nga ku vetëm bashkia Tiranë nga këto burime ka siguruar 2.9 miliard lekë ose 47% të këtij burimi të të gjithë te ardhurave te pushtetit vendor.
• 11 bashkitë me mbi 100 mijë banorë ose 18% e bashkive kanë akumuluar gjatë vitit 2022 rreth 24 miliard lekë ose ndryshe rreth 80% të totalit të të ardhurave të pushtetit vendor.
• 13 bashkitë më një popullsi nga 50 mijë-100 mijë banorë ose 21% e totalit të bashkive kanë mbledhur vetëm 2.7 miliard lekë ose 8.7% të totalit të të ardhurave vendore.
• 37 bashkitë me nën 50 mijë banorë ose 61 % e totalit të bashkive kanë mbledhur vetëm 3.4 miliard lekë ose 11.3% të totalit të të ardhurave të pushtetit vendor.
I njëjti trend mbetet dhe kur analizojmë shpërndarjen e shpenzimeve te bashkive të grupuara mbi bazë popullsie ka performuar:
• Rreth 30.5% të totalit të shpenzimeve të buxhetit vendor e zë Bashkia Tiranë.
• 11 bashkitë të cilat kanë popullsi mbi 100 mijë banorë, gjatë vitit 2022 kanë shpenzuar rreth 35.3 miliard lekë ose rreth 61% të totalit të shpenzimeve të pushtetit vendor (vetëm Bashkia Tiranë zë 48% të totalit të shpenzimeve të këtyrë bashkive mbi 100 mijë banorë).
• 11 bashkite kanë shpenzuar gjatë vitit 2022 rreth 6.6 miliard lekë shpenzime për investime ose rreth 56.8% të të gjithë shpenzimeve
• 13 bashkitë me popullsi nga 50 mijë-100 mijë banorë kanë realizuar rreth 9.5 miliard lekë ose vetëm 16% të totalit të shpenzimeve të pushtetit vendor.
• 13 bashkite kane shpenzuar per investime rreth 1.8 miliard lekë ose 18.9% të të gjitha shpenzimeve të këtij grupi të bashkive
• 37 bashkitë me një popullsi nën 50 mijë banorë kanë realizuar gjatë vitit 2022 rreth 13.1 miliard lekë shpenzime ose rreth 23% të toalit të shpenzimeve të pushtetit vendor
• 37 bashki kanë realizuar shpenzime për investime rreth 3.1 miliard lekë vetëm 26.7% të totalit të shpenzimeve të pushtetit vendor.
7. Kompensimi i dobët financiar si rezultat i politika fiskale dhe vendimarjeve arbitrare te marra nga qeveria qendrore
Pas reformës administrativo-territoriale pushteti vendor nuk përfitoj asnjë kompetencë shtesë për të vetëvendosur për polikat fiskale në raport me atë që kishte para reformës. Perkundrazi, pushteti vendor është prekur nga ana financiare nga politikat fiskale në dëm të pushtetit vendor.
Një ndër këto raste ishte momenti kur qeveria qendrore vendosi të ndërmjarrë një masë në favor të biznesit të vogël duke hequr përfundimisht tatimin e thjeshtuar mbi biznesin e vogël. Ligji mbi sistemin e taksave lokal u ndryshua ne vitin 2020duke e zerura normën tatimore per biznesin e vogël.
Kjo masë ndikoj drejtpërdrejt në buxhetin vendor, duke pësuar një rënie të të ardhurave të pushtetit vendor nga burimet e veta, aspekt ky i cili pamvarësisht kërkesës ligjore për të kompensuar pushtetin vendor ajo nuk u realizuar.
Pushteti vendor nga ky burim siguronte para reformës rreth 2 miliard lekë ose 17% të të ardhurave të veta vendore prej 11.7 miliard lekë, ndërkohë që në vitin 2022 këto të ardhura ishin 0 në buxhetin vendor.
Ndërhyrjet e qeverisë qëndrore me politika fiskale të tilla, në këtë rast cënuan jo vetëm autonominë por sollën një risk në stabilitetin e të ardhurat e pushtetit vendor.
8. Dështimi për ngritjen e kadastrës fiskalë është reflektuar në staniacionin e të ardhurave nga taksa e pasurisë
Pas reformës adminsitrativo-territoriale strategjia e decentralizimit të hartuar nga qeveria synonte krijimin e burimeve të qendrueshme të të ardhurave të veta të pushtetit vendor. Një ndër këto burime të cilat do të siguronin një qëndrueshmëri të të ardhurave të pushtetit vendor ishte taksat mbi pasurinë e paluajtshme dhe në veçanti taksa mbi ndërtesën.
Në objektivat e strategjisë së decentralizimit 2014-2020 por gjithashtu edhe sipas metodologjive ndërkombëtare, taksa e pronës duhet të ishtë burimi kryesor i të ardhurave të veta të pushtetit vendor. Për të arritur rezultatin e synuar qeveria qendrore duhet te ndërtonte kadastrën fiskale per ti siguraur pushtetit vendor të ardhurat nga taksimi i pronës..
Pushtetit vendor jo vetëm që nuk përfitoj ndërtimin e kadastrës fiskale por gjthashtu edhe të ardhurat taksat mbi pasurinë nuk kanë patur një rritje sipas pritshmërive pas reformës administrativo-territoriale.
Nga viti 2016 dhe në vazhdim, pushteti vendor pamvarësisht ndryshimeve të metodologjisë së taksimit vazhdon të mbledh me pak te ardhura nga tatimi mbi prone ne totalin e te ardhurave.
Ne vitin 2015 te ardhurat nga tatimi mbi pronën janë 33.5% te te ardhurave totale te veta te qeverise vendore, kur kur nderkohe ne vitin 2022 nga burim ka rënie dhe janë mbledhur vetëm 22.0% te te ardhurave totale.
Edhe pas 10 viteve pas reformës pushteti vendor jo vetëm nuk ka arritur të ndërtojë kadastrën fiskale por edhe ka hyrë në një stanjacion të kapacitetit për të krijuar më shumë të ardhura nga ky burim.
Dhe nga ky burim gjithashtu, ka një shpërndarje shumë të pabarabartë të të ardhurave ku vetëm bashkia Tiranë nga këto burime ka siguruar 2.9 miliard lekë ose 47% të këtij burimi të të gjithë pushtetit vendor.
9. Mbështetja e të ardhurave vendore vetëm tek një burim i paqëndrueshëm si “taksa e ndikimit në infrastrukturë”
Pushteti vendor pamvarësisht se në pamje të parë ka patur rritje të të ardhurave të veta vendore pas reformës administrativo-territoriale, konstatohet që kjo rritje është mbështetur në burime të paqëndrueshme si “taksa e ndikimit në infrastrukturë”.
Burimi me peshën më të madhe në të ardhurat vendore gjatë vitit 2022, është taksa e ndikimit mbi infrastrukturë me rreth 33% të të ardhurave të veta vendore.
Ne nivel te njësive te vetëqeverisjes vendore ne rreth 72.9% te këtyre te ardhurave mblidhen vetëm nga Bashkia Tiranë.
Kjo tregon që pas reformës administrative jo vetëm nuk u arrit të krijohen burime të qëndrueshme të të ardhurave për pushtetin vendor, por ka një shpërndarje të pabarabartë ndërmjet njësive të vetëqeverisjes vendore.
10. Dështimi i objektivit për rritjen e kapacitetit të NJVQV-ve që të përdorin huamarrjen dhe borxhin për financimin e investimeve kapitale brenda politikave kombëtare të borxhit publik.
Strategjia e decentralizimit dhe objektivat e reformës adminsitrativo-territoriale synuan ti krijonin pushtetit vendor një frymëmarrje shtesë përmes hapsirës së dedikuar brenda politikave kombëtarë të borxhit publik. Pas ligjit të dedikuar për huamarrjen e pushtetit vendor, u vështirësua ndjeshëm mundësia që njësitë e vetëqeverisjes vendore të konsideronin mundësinë e marrjes së borxhit publik si një formë për të zhvilluar projektet e tyre. Sipas stokut të fundt të raportuar nga ministria e financiave ( https://financa.gov.al/regjistri-i-borxhit/ ) janë vetëm 3 bashki që kanë marrë borxh në shumën 127 milion lekë, më specifikisht bashkia Korçë, Vlorë dhe Elbasan.
Reforma administrativo territoriale dështoj në nxitjen e politikave publike për të krijuar një hapsirë të dedikuar të borxhit publik. Qeveria qendrore në këtë mënyrë jo vteëm dështoj në nxitjen e politikave të decentralizimit por gjithashtu, hoqi nga pushteti vendor një burim të rëndësishëm për financimin e investimeve publike në nivel vendor.
11. Dështimi i rolit të Këshillave të qarqeve, si institucione pa burime financimi dhe kompetenca reale
Reforma adminsitrativo-territoriale dëmtoj në kompetenca dhe rol një organ të rëndësishëm kushtetues sic është Këshilli i Qarkut. Shkurtimi i kompetencave të këshillit të qarkut dhe të gjitha burimeve të të ardhurave të veta, i kthej këto institucione në njësi pa asnjë rol në zhvillimin e qendrueshëm rajonal.
Në aspektin financiar kufizimi në vetëm maksimumi 10 punonjës administrativ, e gjithashtu kalimi i kompetencave të tilla si rruget rurale etj tek bashkitë bëri që i vetim burim të mbeten transfetat e buxhetit qendror.
Keshillat e qarqeve sigurojnë rreth 720 milion leke transfertë ose vetëm 3.2% të totalit të transfertës së pakushtëzuar që qeveria qendrore jep për pushtetin vendor. Kufizimi fiskal i tillë bëri që këto institucone të humbasin rolin kushtetues dhe gjithashtu të mos kenë asnjë kompetencë reale.
Reforma territorale në këtë mënyrë dëmtoj zhvillimin e qendrueshem për të cilin ishin ndërtuar këto institucione, duke munguar politikat harmonizuese rajonale ndërmjet bashkive me në të njëjtën shtrirje territoriale por me kapacitete të ndryshme fiskale.
12. Dështim në përcaktimin e standardeve minimale të shërbimeve vendore
Pas reformës administrativo-territorale synohej që bashkitë të rrisnin ndjeshëm kapacitetin e tyre për të mirëmenaxhuar financat që do të përktheheshin në shërbime publike më të mira për qytetarët. Por a u reflektuan këto synime të reformës?
Edhe pas 10 viteve të reformës, akoma nuk janë krijuar disa standarde minimale të shërbimeve që duhet të ofrojnë njësitë e vetëqeverisjes vendore, si ato per : (i) arsimin parauniversitar, (ii) te pastrimit, te gjelbërimit dhe furnizimit me uje, (iii) te banesave, (iv) te sigurise’, (v) te zhvillimit hujqesior dhe rural si dhe te (vi) te shërbimit te emergjencave civile
Kjo ka bërë që për të njëjtën natyrë funksioni të decentralizuar horizontalisht, bashkitë të përformojnë ekstremisht ndryshe.
Mungesa e këtyre standardeve ka bërë që shumë bashki me burime të kufizuara të mos kenë aftësinë për të ndjekur standartet e bashkive të tjera me kapacitet të madh.
Me lejoni qe nisur nga problematikat dhe ecurinë e treguesve të decentralizimit dhe autonomisë në nivel vendor Partia e Lirise ne politikat e saj per përmirësimin e qeverisjes vendore e saj do te propozoje :
1. Rritjen e autonomisë fiskale të pushtetit vendor, ndërmjet rrishikimit te modelit te ndarjes se te ardhurave kombetare, si te ardhurat nga taksat e ndara si dhe te taksave kombetare duke i dhënë më shumë kompetenca administrative njësive të vetëqeverisjes vendore.
2. Rritja e kapacitetet vendimarrëse të pushtetit vendor mbi të ardhurat e veta. Përmes ndryshimeve ligjore, pushteti vendor do të sigurojë kompetenca shtesë për të vendosur mbi normën dhe formën e administrimit të të ardhurave të veta.
3. Rritja e kapacitetit finnaciar te qeverisjes vendore duke rritur te ardhurat dhe ne forme e transfertes te pakushtëzuar nga 1% te PBB qe marin sot si transfert e pakushtezuar te rritet minimum ne mbi 2% te PBB, per ti kushtuar me shume vemendje permiresimit cilesor te sherbimit te arsimit dhe sherbimit shendetesor, dhe sherbimeve sociale.
4. Krjimi i një fondi investimi të veçantë për pushtetin vendor, i cili do të financojë projekte të rëndësishme infrastrukturore dhe zhvillimore strategjike rajonale që impakton më shumë se një bashki, per zhvillimin e infrastrukturës rurale dhe mbështetjen per zhvillim ekonomik
5. Rishikimin dhe përmirësimin e sistemit aktual i ekualizimit fiskal për të siguruar një ndarje më të drejtë dhe më efikase të burimeve financiare ndërmjet njësive të vetëqeverisjes vendore.
6. Përmirësuar kadastrën dhe administrimin e taksave mbi pasurinë. Kjo do të ndihmonte në identifikimin më të saktë të pasurive dhe në rritjen e të ardhurave nga taksat mbi pasurinë.
7. Hartimin dhe miratimin e standardeve minimale të shërbimeve vendore që sigurojnë një nivel bazë cilësie në të gjithë vendin, duke u mbështetur në praktikat më të mira ndërkombëtare.
Partia e Lirise do te propozoj rrishikim te legjislacionit me qellim qe te :
1. Vendosjen me ligj te referendumeve lokale si zgjidhje per te gjitha ceshtjet qe cenojne autonomine e pushtetit lokal dhe permiresojne standartin e jeteses te qytetareve.
Moto e qeverisjes vendore te jete ne perputhje me nenin Nr 5 te kartes Europiane te veteqeverisjes vendore te keshillit te Europes qe : “Jane qytetetaret ata vendosin per administrimin e njesive te veteqeverisjes vendore”
2. Rishikim i legjislacionit për të forcuar autonominë vendore, duke u dhënë atyre më shumë fuqi për të vendosur për politikat e tyre fiskale dhe për të menaxhuar të ardhurat dhe shpenzimet në mënyrë më efikase. Kjo do të ndihmonte në zvogëlimin e varësisë nga qeveria qendrore dhe do të nxisë një menaxhim më të përgjegjshëm financiar në nivel lokal
3. Propozimi për një reformë që rishikon dhe zgjeron rolin dhe kompetencat e Këshillave të Qarqeve, duke i bërë ato më relevante në kontekstin e decentralizimit dhe zhvillimit rajonal per te mare një rol proaktv në hartimin e strategjive rajonale të zhvillimit që përfshinë më shumë se një bashki