Rreth 15 milionë euro do të financohen për zbatimin e Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Shqipëri-Kosovë për vitet 2021-2027.
Nga totali i vlerës së investimit 9,7 milionë euro do të financohen nëpërmjet buxheteve të dy shteteve, ndërsa 8,4 milionë euro do të jenë kontribut i BE-së në kuadrin e programit IPA III.
Zbatimi i këtij programi i këtij programi sipas marrëveshjes së miratuar në fillim të muajit shkurt, synon të nxisë marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe zhvillimit ekonomik të zonave kufitare përmes turizmit të qëndrueshëm.
45% të fondeve të IPA III do të alokohen për mbrojtjen e mjedisit. Për disa veprimtari në mjedis në program parashikohet se janë parashikuar edhe kryerja e investimeve për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimaterike dhe për parandalimin dhe menaxhimin e riskut.
Përafërsisht 45% e fondeve do të alokohen për nxitjen e turizmit dhe trashëgimisë kulturore, duke përfshirë mobilizimin e aktorëve vendore, si dhe duke mbështetur me produkte dhe shërbime të reja ofertën turistike dje trashëgiminë kulturore.
Në Shqipëri zonat përfituese të programit do të jenë qarku i Kukësit, ku përfshihen bashkitë, si: Kukës, has dhe Tropojë dhe i Lezhës për bashkitë, si: Lezhë, Mirditë dhe Kurbin.
Në Kosovë zonat përfituese të programit do të jenë Rajoni Ekonomik Jugor, me bashkitë :Prizren, Gragash, Rahovekë, Suharekë, Malishevë dhe Mamusha.
Përfituese do të jetë edhe 6 bashkitë e Rajonit Ekonomik Perëndimor, si: Peja, Deçani, Gjakova, Istog, Klinë dhe Junik.
Për turizmin prioritet di të jetë promovimi i natyrës dhe folklorit tradicional. Për trashëgiminë kulturore në fokus do të jenë edhe promovimi i objekteve fetare, përveç atyre historike. Promovimi i turizmit në zonat ndërkufitare do të zhvillohet edhe nëpërmjet nidis fermave mjedisore dhe agrobizneseve, si dhe me ofruesit e shërbimeve turistike.
Ecuria e arritjes së objektivave do të matet me hapjen e vendeve të reja të punës dhe bizneseve.
Nëpërmjet zbatimit të programit parashikohet që numri i bizneseve të reja në zonat kufitare deri në 2030 të rritet 100% krahasuar me 2021 dhe numri i vendeve të reja të punës të rritet 50% në raport me 2021./Monitor