Katër persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi të armatosur në një shtëpi në shtetin gjerman të Saksonisë së Ulët.
Në deklaratën e bërë nga policia dhe prokuroria, thuhet se një person i armatosur ka sulmuar në mëngjes një shtëpi në vendbanimin Scheessel të provincës.
Në deklaratë theksohet se nga sulmi kanë vdekur 4 persona, mes tyre 1 fëmijë.
Lajmet e mediave lokale pohuan se i dyshuari sulmoi shtëpinë e ish-të dashurës së tij dhe vrau njerëzit në shtëpi.
Thuhet se i dyshuari ishte personel i Forcave të Armatosura Gjermane dhe u dorëzua pas incidentit.
Për ngjarjen ka nisur një hetim./aa